Lajme

Juventusi i ka nisur bisedimet me agjentin e yllit të Man.United (FOTO)

Sipas gazetës La Stampa, Juventusi i ka nisur bisedimet me agjentin e Donny Van De Beek për një transferim të mundshëm në afatin e janarit.

Mesfushori holandez nuk po arrin të sigurojë minutazh të duhur loje te Manchester United, ndërsa Bianconerët janë admirues të lojës së ish-futbollistit të Ajaxit.

Donny van de Beek: Pundits blast Manchester United star's current  predicament - Man United News And Transfer News | The Peoples Person

Derisa edhe Zonja e Vjetër edhe Interi janë në kërkim të mesfushorëve, Serie A konsiderohet si destinacion i mundshëm për 24-vjeçarin.

La Stampa raporton se drejtori i Juves, Federico Cherubini, ka kontaktuar me agjentin e futbollistit dhe do të përpiqen ta transferojnë gjatë afatit dimëror.

Juventus 'contact' Donny van de Beek as Manchester United linked with  Leicester midfielder - Manchester Evening News

Van De Beek është mik i afërt me Matthijs de Ligt, i cili iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në vitin 2019.

Transferimi i tij te bardhezinjtë – sipas Calciomercato.com – është i mundur vetëm në formë huazimi me opsion ose obligim blerjeje.

Në anën tjetër, Bianconerët janë duke kërkuar klube për largimin e Aaron Ramsey dhe Weston McKennie.Van de Beek offered Man Utd hope by Solskjaer despite no minutes in 2021-22  | Goal.com

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *