Lajme Showbiz

Kjo deklaratë e Atdheut po merret nga të gjithë sikur është për Bora Zemanin: “Më mungon shumë …”

Bora Zemani krahas pëlqyeshmërisë së publikut mori pëlqyeshmëri të madhe edhe nga kokurrentët brenda.

Në një intervistë javë më parë ajo tregoi se kishte raporte të ftohura me konkurrentët ndërsa ishin afruar gjatë turit të audicioneve.

Njëri nga ta që ka shprehur hapur pëlqimin për prezantuesen është Atdheu.

Para pak javësh ai shprehu debulesën e tij për Borën, duke thënë se është familjarizuar shumë me të sidomos gjatë turneut. Më tej, shtoi se do bënte 10 vite burg për të.atdhebora

Pak javë më parë Atdheu u pyet në një emision se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse dhe ai tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Bora nuk ka reaguar asnjëherë ndaj këtyre deklaratave që Atdheu po bën vazhdimisht. Mirëpo prisni se ka akoma!

Me fillimin e sezonit të ri Atdheu ka bërë një foto ekranit ku duket Bora në sfond dhe krahas shkruan:

‘Tash që po e shoh pëmes ekranit po më mungon shumë.’

Në një moment duket edhe Ariani, që kështu ne po themi e ka më shumë për programin dhe pse nuk e dimë nëse është një “ngacmim” i qëllimshëm nga Atdheu për pak më shumë vëmendje! Pasi mund te kishte postuar edhe një video tjetër ku janë edhe konkurrentët e tjerë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *