Lajme Showbiz

Mevlani i dedikoi këngë asaj dhe Ledjanës, reagon Antonela me këtë postim drejtuar ish-konkurrentit!

Pak kohë më parë, opinionisti Arjan Konomi u shpreh se Mevlani është “KÇK”- “kap çfarë të kapësh”. Ky koment erdhi pasi konkurrenti është cilësuar shpesh si i lëkundur.

Ai ndodhej në një trekëndësh dashurie me Ledjanën dhe Antonelën e kështu u dedikoi një këngë sipas situatës së tyre dhe e ka titulluar pikërisht “KÇK”.

Kënga erdhi në bashkëpunim me Sabianin dhe në klip është i përfshirë opinionisti Arjan Konomi. “KÇK” trajton “dilemën” e Mevlanit: “Kë të marr e kë të lë?”.

“Kë të marr e kë të lë? Natën gjumi nuk më zë, nuk e di se ku gabova, bjonde brune dashurova. Të dyja më ngjajnë njësoj, mendjen time e tranojnë, nuk e di më kë po dua, bjonde brune janë për mua! Njëra qesh dhe tjetra qan, krejt po më thonë je shejtan! Kaçurrele je për mua, flokët e drejta unë i dua”, është një pjesë e tekstit.

Tani që zjarri mes treshes është fikur, Antonela ngacmon Mevlon dhe rrjetin me story-n e fundit.

Ajo i drejtohet Shabës me termin “burazer” dhe i thotë “KÇK”-“Kap ça të kapësh vëlla”, duke qeshur.

Epo prap së prap Mevlon është ende beqar dhe nuk ka “kapur” (term sipas këngës) ende asnjë vashëz që t’ja marrë mendjen dhe zemrën!

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *