Lajme

Shumë nuk i besuan për lidhjen, Sindi NDAHET nga i dashuri misterioz, por një mësim e mori

Pas daljes nga “Për’puthen” ku realizoi takime të shumta por nuk arriti të gjejë “përputhjen”, Sindi Loci deklaroi se është në lidhje.

Gjersa fliste shpesh për të ajo tha se nuk donte ta zbulonte se kush ishte djali që ia mori zemrën.

Një pjesë e madhe e ndjekësve e kanë akuzuar vazhdimisht se Sindi gënjente pasi sipas tyre nuk ka asnjë djalë në jetën e saj.

E duket se ende pa e zbuluar se kush ishte djali, mori fund pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë.

Shkak i këtyre aludimeve janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre.

Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, e cila tregon se ndihet e zhgënjyer.

“Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim.

Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *