Lajme Showbiz

I fitoi zemrën me ëmbëlsinë e tij, ky është partneri i ri i Tea Trifonit (VIDEO)

1 javë më parë, Tea Trifoni foli publikisht për lídhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën.

E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri.

https://www.youtube.com/watch?v=aGDYs4RDR_I&feature=emb_err_woyt

E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë.

Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkémbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, “iconstyle.al” ka siguruar foton dhe videon e parë të çiftit më të ri.

Mbrëmjen e djeshme ata e kanë kaluar në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre dhe pas daljes janë fotografuar bashkë të kàpur për dore.

Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lídhjen e saj të re, aq sa nuk ka fríkë të dalë hapur përkrah partnerit të saj.

Madje vetë ajo ka postuar në Instagram një foto me partnerin, ku shihet vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij.

Nga ana tjetër nuk dihen ende detaje të tjera për lídhjen e tyre dhe ndoshta Tea do të présë që t’i zbùlojë vetë pak nga pak të gjitha.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *