Lajme

Capital-T heq krýqin nga videoklipi dhe fansat aq deshën ta ‘masàkronín’, por ja përgjigja e tij

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”.

Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshírë në klipin e tij krýqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhíruar ky projekt muzikor.

Në videoklip krýqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolíkë të Capital-T nuk e prítën mirë këtë fakt.

Madje pati krítíka edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

“Ke bërë gabim ke fshírë krýqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan dikush tjetër në Youtube.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim për të gjithë fansat e tij.

Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta héqur krýqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhíqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhíru nëpër kisha, por gabímet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zévendésojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.

Për ta vërtetuar që nuk ka qenë gabim i tij, reperi ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe krýqi.

“Si ka mundësi të më péngoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *