Lajme

Ja pse Barça beson tek “La remontada”

Në Spanjë besojnë te përmbysja, por e dinë që misioni është i vështirë dhe deri diku i pamundur. Megjithatë, gazeta katalanase “Mundo Deportivo” ka renditur 10 arsye për të besuar te mrekullia.

BASHKIMI – Në një sezon me ulje-ngritje, grupi i futbollistëve ka treguar një imazh pozitiv. Të vjetrit kanë marrë përgjegjësitë dhe të rinjtë japin ndihmën e tyre. Barcelona nuk është e përçarë.3 players Barcelona should sign in the January transfer window

LEO MESSI – Me kalimin e javëve dhe muajve, Leo Messi e suportoi largimin e Suarezit dhe tani ka gjetur shokë të rinj në të gjitha anët. Po merret vesh mirë me Griezmann, Alba,Trincão, Pedri, Braithwaite dhe Dembele. Me De Jong gjithashtu kanë “gatuar” disa gola.

LA LIGA – Barcelona do të luftojë për titullin kampion në La Liga dhe kjo gjë e karikon në Champions. Në vitin 2021 ka arritur të rikuperojë 7 pikë nga Atletico e Madridit dhe 7 nga Reali duke marrë vendin e dytë në klasifikim.

UDHËTIMET – Barcelona ka luajtur 20 ndeshje në udhëtim dhe nga ato ka fituar 15 dhe ka humbur vetëm 4. Në Evropë i ka siguruar tri fitore jashtë Camp Nou, me Juventusin, Dinamon e Kievit dhe Ferencvaros pa pësuar gol.

KOEMAN – Në një periudhë ku Barcelona ishte e pambrojtur, Koeman ka qenë lideri. Autoriteti i tij, vendimet taktike dhe menaxhimi i skuadrës kanë rivitalizuar ekipin.Ronald Koeman appointed new Barcelona manager, Sports News | wionews.com

SKEMA E RE – Koeman e di shumë mirë kur të përdorë skemën 4-3-3, por edhe kur të luajë me 3-5- 2. Kjo e fundit ka sjellë sukses dhe rezultate pozitive duke e mbajtur portën të paprekur.

PËRMBYSJA – Barcelona diti mjaft mirë që të përmbyste humbjen 2-0 kundër Sevillas në Kupën e Mbretit. E bëri pa u dorëzuar në asnjë moment dhe duke luftuar deri në fund. Kjo gjë sigurisht që shton besimin.

TË URITUR – Me rinovimin e skuadrës dhe afrimin e të rinjve, Barcelona tregon se është e uritur për trofe. Duan të bëjnë histori në këtë klub.

TRI GARA – Barcelona është e vetmja skuadër në La Liga që ka shanse dhe që lufton në tri fronte të ndryshme: Ligë, Kupë dhe Champions. Sigurisht që në këtë të fundit rruga është e vështirë.FC Barcelona vs. Alavés: Live stream, how to watch La Liga 2021 (Sat., Feb.  13) - masslive.com

PA PËSUAR – Barcelona ka katër ndeshje radhazi pa pësuar gol, tre në La Liga (Elche, Sevilla dhe Osasuna) dhe një tjetër në Kupën e Mbretit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *