Lajme

2 klubet e famshme të Premier Ligës merkato tek Juventus

Agjenti italian, Vincenzo Morabito ka thënë se Juventusi ka refuzuar një ofertë nga Manchester City për Adrien Rabiot dhe konfirmon që Manchester United e vlerëson Fabio Paraticin.

Morabito, një agjent dhe ndërmjetësues italian, foli për Tuttosport përpara ndeshjes Juventus – Lazio.

“Unë nuk jam agjent i tij, por mendoj se ky mund të jetë viti i duhur për Milinkovic-Savic për një kalim te Juventusi”, ka thënë Morabito.Juventus në sulm për Milinkovic-Savic, gjen një ” aleat” të ri | 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗲  𝗦𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘃𝗲

“Është momenti i duhur për Bianconerët dhe gjithashtu për Lazion. Tregu ka ndryshuar për të gjithë, madje edhe për klubet më të mira të Evropës”.

“Ne jemi përsëri në epokën para Neymar. Çmimi i kërkuar i Milinkovic ishte 100 milionë euro, jo në rrethin prej 50 milionë. Juventus ka nevojë për një mesfushor me karakteristikat e tij”.

A do të largohet Adrien Rabiot nga Juventusi?
“Ai është një objektiv i Manchester City, por ai nuk do të largohet nga Juventusi”.Adrien Rabiot - Player profile 20/21 | Transfermarkt

“Paratici tashmë i ka thënë jo mikut të tij Begiristain”.

“Fabio është një nga drejtorët më të mirë në Evropë dhe nuk është rastësi që Manchester United e vlerëson atë. Ai gjithashtu ka një marrëdhënie të mirë me Florentino Perez, por ai do të qëndrojë në Juventus”, ka shtuar më tej agjenti.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *